.
×

Zyrtari indian thotë se nuk do të lejojë kurrë që Kashmiri të bëhet si Kosova



Qeveria indiane po planifikon të revokojë vendimin për statusin special dhënë Kashmirit, krejt kjo me qëllim që të mund plotësisht ta integrojë këtë rajon.

Kjo pas një deklarate që ka bërë në parlament, Ministri i Brendshëm, Amit Shah. Ai ka thënë se qeveria do të revokojë nenin 370 që i garanton statusin special Kashmirit.

“E gjithë kushtetuta do të ndryshojë në Jam dhe Kashmir”, ka shtuar ai.

Agjencia indiane e lajmeve ANI raporton se lideri i partisë MDMK ka deklaruar “gjatë keni luajtur me ndjenjat e njerëzve nga Kashmiri. Jam brengosur kur atje u dërguan trupat. Kashmiri nuk duhet të jetë Kosovë, Timori Lindor apo Sudani Jugor”, ka thënë ai.

Presidenti i Indisë, Ram Nat Kovind në anën tjetër ka autorizuar revokimin e statusit special për Kashmirin e për këtë ka kërkuar që edhe në parlament të dërgohet për votim.

Prej kohësh, Kashmiri është mollë sherri në mes të Indisë dhe Pakistanit, për faktins e të dy këto vende pretendojnë se kanë të drejtë mbi këtë territor.