.
×

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë lëshon deklaratë skandaloze për homoseksualët



Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, ka lëshuar një deklaratë skandaloze në rrjetin social Facebook, në internet.

Ai ka thënë se homoseksualëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit LGBTI duhet t’u hiqet koka më shpatë. Ai ka bërë edhe komente të tjera banale.

”Uuuuu çfarë degjenerimi I skajshëm. E shpat e bi bre. Mir ishkon pra se me ju hjek koken me ja u rras shpaten ne b****”, ka shkruar ai teksa komenti i tij ka edhe shumë gabime drejtë shkrimore. Ai ka komentuar në një postim të Qendrës Multimediale ku flitej për filmin “55 Shades of Gay” dhe për komunitetin LGBTI.