.
×

Zemaj: Nuk është e vërtetë që Haradinaj ka marrë pjesë në Betejën e Loxhës



Botapress. 11 Shkurt –  Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur për Betejën e Loxhës. Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në këtë betejë. Zemaj ka hedhur poshtë pohimet e Haradinajt për pjesëmarrjen e tij në luftimet me forcat serbe në Loxhë. “Haradinaj nuk ka marrë pjesë në betejën e Loxhës”, është shprehur Zemaj. Deputeti i LDK’së ka thënë se Haradinaj mund të ketë shkuar atje pasi forcat serbe janë dëbuar nga Loxha