.
×

Zeka për dorëheqjen e David Philips: Hallall i qoftë por e thumbon keq Thaçin!



Botapress, 12 Tetor-Deputeti i Nisma-Socialdemokrate, Milaim Zeka përmes një shkrimi në “Facebook”, ka komentuar dorëheqjen e këshilltarit për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, David Philips dhe në anën tjetër veprimet e vet Presidentit.

Zeka ka thënë se Philips po e do më shumë Kosovën sesa shumë ‘balosha’ të politikës tonë.“Mbrëmë dha dorëheqjeje nga posti i këshilltarit të Thaçit, sepse tha që “nuk donë me qenë pjesë e një ekipi ku bëhet fjalë për ndarjen e Kosovës”.

Hallall”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka kritikuar Presidentin Thaçi duke thënë se a është më me rëndësi çka thotë Presidenti i Francës, Macron për Kosovën apo qytetarët e vendit.

Shkrimi i plotë i Zekës: David Philips

Ky Davidi amerikan, eshte njeri nga personalitetete me te medha te Amerikes per Ballkanin, dhe jo vetem.

Mbreme dha doreheqeje nga posti i keshilltarit te Thaçit, sepse tha qe “nuk don me qene pjese e nje ekipi ku behet fjale per ndarjen e Kosoves”.

Hallall. Ma shume po e don ky Kosoven se shume balosha te politikes tone.

Thaçi ne anen tjeter tha se “Presidenti i Frances, Macron, i paska mbeshtetur idete e tije per rivizatime te hartave ballkanike”!!!Tash nuk po kuptoje bre: A ma me rendesi eshte me te mbeshtete qytetaret e vendit tande, apo presidenti i Frances?!Une nuk po e kuptoje, sinqerisht, po me duket as Hasha jo, e le ma presidenti Macron….