.
×

Zeka ankohet për publikimin e pasurisë, e quan shkelje të drejtave të njeriut



Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është ankuar lidhur me publikimet e pasurisë së zyrtarëve shtetëror nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Zeka pyeti nëse është shkelje e të drejtave të njeriut publikimi i pasurisë së zyrtarëve shtetëror.

“Sado ligje që bëjmë, Agjencinë Kundër Korrupsionit neve na jep të dhënat personale të deputetëve, ministrave, çdo fytyre publike, na i publikon edhe në konto numër sa kemi pare, a nuk është kjo shkelje të drejtave të njeriut dhe rrezikim i jetës?”, tha deputeti.

Zeka u përfshi në një polemikë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës sepse nuk i dha fjalën për të shprehur këtë shqetësim në momentin që deputeti e kërkoi.

Pas fjalës së deputetit të PDK-së, Fatmir Xhelili, sërish e kërkoi fjalën deputeti Milaim Zeka, por që kryeparlamentari Kadri Veseli nuk ia dha fjalën. Zeka reagoi duke thënë se nëse Veseli nuk ia jep fjalën ai nuk do të marrë pjesë në votim.

Pas debatit, deputeti i Nismas sërish e mori fjalën, duke kritikuar Agjencinë Kundër Korrupsionit.

“E para kryetar, nuk me pëlqen metodika e jote mos me ia prish kërkujt e me na gjujt neve kungja. Unë në mënyrë apsolute pajtohem me fjalën e Fatmir Xhelilit. Ato agjensi i keni kriju ju(kuvendi) i keni bo 35, ti sje kanë atëhërë kryetar kur janë kriju, është e vërtët na këtu asnjoni nuk hajmë krune te Novi satit për shkak që janë bërë këto agjensione. Une jam para gjykatës para prokurorisë, cdo deputet duhet me qënë i gatshëm që me deklaru pasurinë personake dhe kah i ka ardhë pasuria, por jo me na i publiku ata numrat sa i keme jo vec të neve po edhe të grave tona”, tha Zeka.