.
×

Zana Avdiu: Për Halil Kastratin që paradite mbledh ndihma e në mbrëmje i fton në dasem miliarderët që e vodhën Kosovën



Halil Kastrati ne mengjes kerkon para per te varferit, ne mbremje i ushqen miliarderet- ata qe e krijuan kete varferi

Profeti Muhammed ka thene qe prijesit fetare me te keqij jane ata te cilet shoqerohen me udheheqes politik.

Pastaj porosia tjeter qe e jep profeti Muhammed e cila shkon kryekeput kunder veprimet te ketij hoxhes eshte: Ushqehuni sikur te jeni nje udhetar, mos shkoni ne festa te te pasurve, dhe veshjen mos e konsideroni te vjeter deri sa mund ta qepni.

Te njejten gje e kerkon ajeti kuranor, me plakun e verber dhe te varfer, qe profeti Muhammed pa dashje e neglizhon, duke iu dhane perparesi lidereve te Mekes. Kjo eshte nga herat kur Zoti e kritikon mese rendi Profetin.

Ne cilen ane po qendron imami i famshem Halil Kastrati? Ne ate cka promovon Islami apo ne ate cka e ndalon?

Halil Kastrati meqe veprimtarine e tij e ka zhvillu kinse mbi baza te fese Islame, atehere ai sepaku parimet baze ish dashur te i zbatoj. Nese ai eshte besimtar si pretendon, atehere ne ato tavolina te dasmes do te duhej te ishin ata njerezit te cileve u jane ndertuar shtepite. Keshtu ai do te iu tregonte atyre qe ata jane me vlere dhe nuk kane pse te turperohen, dhe do ta respektonte porosine e Profetit qe kerkon te shoqerohemi me te varferit dhe te dobetit. Por Halili e beri te kunderten, i ftoi milioneret, ata te cilet jane pergjegjes per varferine e atyre qe kinse ky i ndihmon.

Perderisa eshte ndaluar te iu shkohet ne festat luksoze te pasurve, imagjino sa e ndaluar eshte ta bejsh ti nje te tille dhe ti ftosh ata aty. Nje feste ultra luksoze, me njerezit me te pasur, me oligarket me te medhenj te vendit dhe me njerezit e dyshuar per krim, ishte dasma e djalit te imamit te famshem.  Bravo!

Po e njejta gje ndodh edhe me iftaret qe i organizojne prijesit fetare dhe xhamite, ne te cilat asnjehere nuk ftohen te varferit, minoritetet, grate..etj etj. Por, ne ne secilen tavoline te tyre i ke po keta qe i ka ftu Halili ne dasmen e djalit te tij.

Kjo eshte arsyeja pse feja ne ditet e sotme eshte kthy ne nje sistem te shtypjes dhe te liges, sepse prijesit fetare e interpretojne vetem ne interesa te tyre. Feja momentalisht i mbrone te pasurit, te fortin, shtypesit dhe i shtype te varferit, te margjinalizuarit dhe te diskriminuarit.

Vetem shihi besimtaret ku asnjehere nuk kerkojne qe te zbatohet feja e tyre per imam, per burra, per lider, dhe te pasurit, por Zoti dhe feja e tyre vlene vetem kur eshte kunder grave, LGBT-se, etj. Sipas prijesve fetare dhe atyre qe i ndjekun ata, asnjehere nuk ndodh ndonje termet apo nuk afrohet kijameti per shkak te vrasjeve, femijeve lypsare, fundosjen e refugjateeve, perdhunimeve, trafikimit me njerez, abuzimeve, skllaverimit me njerez, analfabetizmit, korrupsionit etj etj.., por kijameti ndodh nese ndonje grua i zbulon gjunjet apo mos po martohen dy burra. Kjo e tregon qarte hipokrizine e tyre, te cilat ato cka jane baze e fese i injorojne, dhe fene e perdorin vetem aty ku iu konvenon atyre.

Po te ishte feja keso soji, Profet nuk do te ishte Muhammedi por Ebu Xhehli.

Te kthehemi edhe njehere te Halili,  ku fillimit eshte pare qe eshte nje arrogant. Dhe mese miri kete e tregon menyra se si “ia fali gjynahet” Naim Abazit, ku i tha se te gjithe njerezit gabojne dhe ia fale. Pastaj si duket veprimtaria e tij me shume eshte me i ndale njerezit prej revoltes kunder miqeve te tij qe i ka ftu ne dasme, sesa te u ndihmoj.

Dhe krejt ne fund dua te ia bej nje pyetje Halilit, a po shkon ne PDK apo ne AKR?