.
×

Zafir Berisha me fjalë të rënda kundër Albin Kurtit, ja çfarë thotë kur i përmenden komandantët që u bënë milionerë



Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate e ka ofenduar Albin Kurtin, kreun e Vetëvendosjes, derisa ka folur për komandantët që pasluftës u bënë milionerë.

Berisha derisa ka folur për Kurtin tha se ka disa shqip folës që nuk po lodhen duke sulmuar në mënyrë të padrejtë lufën e UÇK-së.

“Albini për komandantat vetëm mundet me ja dhanë ni zhiletë edhe me kry atë punën që duhet me kry sepse poshtërsia më e madhe qëndron aty se për 20 vite është vjellë vnerë jo veçme Albinin se me këtë mas pakti, besoni se Serbia ka fillu me u lodhë te sha UÇK-në dhe komandantat e disa shqip folës ende spo lodhen, imagjinoje t’i, duke i sulmuar në mënyrë të padrejtë, se në fund të fundit duhet me e nda. Në rast se Zafa ka bo diçka pas luftës, çka ka lidhje komandanti me Zafën”, thotë ai.

Tutje, Berisha në emisionin DPT te Fidani në T7 e ka quajtur Kurtin injorant.

“Soji i Albin Kurtit e injorantat si ai nuk rreshtin, edhe sot s’janë tu rresht.  E mora si shembull, soji i tij. Mas pari niherë Albini dhe Glauku duhet me kallxu, që qai Isa dhe djemtë e tij, po qarkullojnë ende, djemtë e Isa Mustafës lidhen me Serbi me UDB e çka po di unë”, tha ai.