.
×

Xhavit Haliti i propozon Thaçit që të dekorojë Fatos Klosin e Fatos Nanon! (Ja lista)



Botapress, 13 Qerhor – Fatos Klosi ka qenë shef i shërbimit sekret kur është vrarë koloneli Ahmet Krasniqi. Në anën tjetër, Fatos Nano në takim me Millosheviqin kishte thënë që kryeqytet i Kosovës është Beogradi. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që në ditë në vijim t’i dekretojë me Urdhrin e Pavarësisë, Fatos Klosin dhe Fatos Nanon. Ish-shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë dhe ish-presidenti i Shqipërisë gjenden në një listë prej 39 personave, të cilën e ka propozuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti. Në këtë listë janë emra dhe personalitete të ndryshme të Shqipërisë. Por, aty nuk tregohet se kur do të bëhet dekretimi i personaliteteve të propozuara.

JA LISTA