.
×

Wilshere pasardhës i Gerrardit?



Liverpool duket se ka gjetur pasardhësin e Steven Gerrardit.

Kapiteni i “Reds” në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Anfield”, dhe sipas mediave britanike, tashmë skuadra e Brendan Rodgers është në kërkim të zëvendësuesit të 34 vjeçarit, transmeton KosovaPress.

Sipas “Daily Express” menaxheri i Liverpoolit, Rodgers është vënë në gjurmët e Jack Wilshere të Arsenalit.

Raportohet se Liverpool janë të gatshëm t’ia ofrojnë Arsenalit, 30 milionë euro për Wilshere.