.
×

VV akuzon Enver Hasanin: S’ka integritet moral dhe profesional



Lëvizja Vetëvendosje, kundërshton fuqishëm deklarimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani se akuzat ndaj tij kanë qenë personale dhe jo profesionale. Deputetja , Albulena Haxhiu thotë se Hasani ka mungesë të integritet moral dhe profesional.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një prononcim për KNN-në ka thënë se vetëvendosje, ka kundërshtuar aktgjykimin gjykatës kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si të padrejtë, absurd, politik dhe antikushtetues.

“Në secilin deklaratë publike, i kemi treguar argumentet ligjor sepse është i tillë, e gjithashtu këto argumente i kemi paraqitur edhe me shkrim pranë Gjykatës dhe i kemi thënë edhe në seancën dëgjimore të 21 gushtit. Një nga kushtet për tu dekretuar si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese, është integriteti moral dhe profesional, të cilat, Enver Hasani nuk i zoton. Të dy nga këto kualitete janë të natyrës personale. Në linjë me këtë, pozita e kryetarit, por edhe e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese janë pozita të natyrës publike”, ka thënë deputetja Haxhiu.

Sipas saj, Hasani është zyrtar i lartë publik i cili këtë funksion duhet të ushtrojë në interes të qytetarëve.

“Vrojtimi patjetër do të fokusohet edhe në individualitetin e tij. Andaj trajtimi i tij dhe personifikimi i tij me privatësinë është i palogjikshëm dhe iracional”, vlerësoi Haxhiu.