.
×

Vuçiq i shqetësuar për lindjet e pakta në Serbi



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se në pesë muajt e parë të këtij viti u lindën 825 foshnje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vuçiq në trajtimin e ceremonisë së dhënies së kontratës së punës, të diplomuarit më të mirë të fakulteteve mjekësore  dhe shkollave të mesme mjekësore në Serbi, theksoi se numri është shumë i vogël dhe se Serbia është duke humbur demografiskisht.

Presidenti serb, Vuçiq tha se më shumë foshnje lindën kryesisht në vendet më të varfra dhe shtoi se nuk është arritur të bëhet asgjë për të ngadalësuar vdekjen.

“Është një bazë e çuditshme për një bazë pjellore”, tha ai.

“Ne do të gjejmë atë stimul”, theksoi ai.