.
×

”Vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve janë vet shqiptarët”



 

Botapress, 22 Korrik-Analisti Nexhmedin Spahiu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar për figurat e shquara historike tëk të cilat del se vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve janë vet ata, njofton Botapress.info

Ja postimi i tij i plotë:

Marash Kelmendi (1635-1697) bajraktar i fisit Kelmend. Djali i këtij është Gjon Marashi (1665-1715). E djali i këtij është Pjetër Gjoni (1688-1786) i lindur në Guci, shpërngulet në Shumadi e konvertohet në Ortodoks. Djali i këtij është Djorgje Petrović-Karadjordje (1757-1817) themelues i dinastisë mbretrore serbe pasuar nga Princi Aleksandar, mbreti Petar I, pasuar nga mbreti Aleksandar, etj. Kur mbreti Petar I (vrasësi i më shumë se 240000 Shqiptarëve) i ndjekur nga ushtritë Austro-Hungareze e Bullgare, më 1915 po kalonte nëpër Shqipëri, fisi Kelmend shpalli: “Kush e vret mbretin Petar I, që është kushërini i jonë, është në hasmëni me fisin Kelmend”. Po del që vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët.