.
×

Vlora Çitaku: Vasfije, na fal



Një fotografi e publikuar dje nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, tronditi opinionin në Kosovë e më gjerë. Brovina prezantoi atë që e cilësoi dëshmi fotografike të përdhunimit të një gruaje kosovare në kohë të luftës, nga ushtarët serbë, në sytë e familjes së saj. Por nuk ishte ashtu, ajo fotografi doli të jetë nga një film pornografik.

Fotografia e shfaqur nga Brovina rezultoi të jetë aspak e vërtetë. S’është as nga lufta e Kosovës, e madje as nga ndonjë luftë tjetër.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një film pornografik, skenë të të cilit paraqet fotografia e prezantuar nga Brovina.

Fotografia e publikuar nga Brovina nuk është e vërtetë, dhe se rrjedh nga një ueb-sajt me përmbajtje pornografike.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka shkruar në facebook një kërkim falje për viktimën, gruan e parë shqiptare që rrëfeu për dhunën në kohë lufte.

“Vasfije Krasniqi Goodman, na fal.”, ka shkruar Vlora Çitaku, në Facebook.

Zbulimi se fotografia i takon një faqeje pornografike, ka shkaktuar reagime të ashpëra, madje po kërkohet edhe dorëheqja e deputetes së PDK’së, Flora Brovina.