.
×

Vjosa Osmani nga stadiumi “Me Kosovën, sot e përgjithmonë”



Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, ka postuar në llogarinë e saj në Facebook një fotografi gjersa shihet me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, në ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen Kosovë – Gjibraltar.

Vjosa Osmani ka thënë se sot e përgjithmonë do të jetë me Kosovën.

“#meKosovën, sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani.

Aktualisht rezultati i ndeshjes është 0-0, megjithatë futbollistët e përfaqësueses së Kosovës po tregojnë një lojë mjaft të mirë për publikun.

#meKosovën, sot e përgjithmonë. 🇽🇰

Publiée par Vjosa R. Osmani sur Jeudi 10 octobre 2019