.
×

Vjosa Osmani i bën konkurrencë të fortë Albin Kurtit, ja si qëndrojnë me vota



Botapress 7 Nëntor – Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, del se ka fituar edhe më shumë vota se sa që u tha para disa javësh.Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, del se Vjosa Osmani ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje.

U raportua nga vetë LDK se kandidatja e tyre i kishte marrë 162 mijë vota. Ose rreth 20 mijë më shumë se Albin Kurti në zgjedhjet e vitit 2017. Por, del se ajo ka marrë 14 mijë më shumë në total, ose 176 mijë vota gjithsej.

Kurti në anën tjetër po ashtu ka thyer rekordin e tij me 183 mijë e 868 vota të fituara. Dallimi mes dy kandidatëve është vetëm 7 mijë .