.
×

Vjen reagimi nga VV, akuzojnë vëzhguesit e Nismës për ngacmime



Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në QNR, Alban Krasniqi, i është përgjigjur komunikatës së Nismës Socialdemokrate, ku janë akuzuar për kërcënime ndaj vëzhguesve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

.Përmes një shkrimi në facebook, Krasniqi, i ka akuzuar vëzhguesit e Nismës, për ngacmime seksuale brenda QNR-së.Madje, ai partisë së Limajt, i referohet si ‘Lista Nisma’, teksa thotë se kanë sjellur në QNR, “llumin e tyre”.

Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes.

Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive.

Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash.

KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt.

 

Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u…

Publiée par Alban Krasniqi sur Vendredi 15 novembre 2019