.
×

Vjen një lajm i mirë për Kosovën nga Anglia:’’Serbia ta njoh Kosovën’’



Krimi i organizuem në Ballkan ende funkcionon edhe pse disa nga grupet kriminale me ndikim janë shpërnda.

 

“Kjo ishte nji periudhë kur Kroacia dhe Serbia filluen bashkëpunimin dhe u përpjeken me prishë rrjetet kriminale, por klima politike rikthimi në vitet e fundit dhe niveli i mosbesimit asht rrit mes Zagrebit dhe Beogradit, kur asht fjala për çashtjet e luftës kundër krimit.

 

Kjo vazhdon me qenë nji mundësi për organizatat kriminale”, ka thanë për ‘Blic’, gazetari anglez, Misha Glenny, i cili asht i njoftun edhe me situatën në Ballkan dhe nji ekspert mbi krimin e organizuem.

 

Sa i përket çashtjes së Kosovës, ai ka thanë se BE e trajton si vend të veçantë, percjell lajmi.net.

 

“Respektimin e të drejtave të njeriut në mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës duhet me zgjidh përfaqësuesit e zgjedhun nga BE në Kosovë sepse pozita dominuese në BE (Gjermania, Franca) e trajton Kosovën si shtet të veçantë.

 

Në këtë kuptim ajo që ndodh në Kosovë nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në pozicionin e BE’s ndaj Serbisë.

Megjithatë, asht krejtësisht e qartë se Gjermania me mbështetjen e shumicës në BE ka vendos që Serbia duhet m’u pajtue për njohje ndaj Kosovës si shtet i pamvarun para se me pranue në BE”, ka theksue Glenn.

 

Ai ka shtue se Serbia duhet me kuptue se asht shkëput nga Kosova.