.
×

Vjedh thëngjill nga shiriti transportues, kapet nga Policia



Ne komunën e Obiliqit, në fshatin Hade u kapë një personë duke vjedhur thëngjill. Ani pse tymi i thëngjillit është shumë i dëmshëm për ambientin, prap njerëzit vazhdojnë ta blejnë atë.

Fshati Hade është zonë e pasur me thëngjill dhe nuk është hera e parë qe dikush tenton të vjedh thëngjill në atë zonë, shkruan Botapress.info

Në raportin 24 orësh të policis së Kosovës  thuhet:

“ VJEDHJE E RËNDË

Fshati Hade, Obiliq 14.04.2019 – 21:30. Njësia policore ka vërejtur të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili me kamionin e tij ishte duke vjedhur thëngjill nga shiriti transportues i thëngjillit, ku i dyshuari me të vërejtur njësitin patrullues ka ikur nga vendi ngjarjes duke mos u ndalur në shenjen e Policisë për t’u ndaluar. Ndërsa familjarët e të dyshuarit gjatë arrestimit të tij kanë penguar njësitin policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”