.
×

Vitet kalojnë, por Rozana Radi në formë si asnjëherë tjetër



Rozana Radi komentohet shpesh për jetën e saj private.Këngëtarja nuk ndalet me postimet e saja në rrjetet sociale ku në fotografitë e saj shihet se Rozana pavarësisht viteve mbetet në formë me linjat e saj trupore.

Në paraqitjen e fundit Rozana shihet me një veshje mjaft ‘cool’ dhe duket mjaft tërheqëse.

Radi është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, dhe që muzika dhe baladat e saj njihen si hite, dhe se pavarësisht sa janë të vjetra hitet e saj edhe sot dëgjohen.Ndërsa ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj radhe Rozana Radi ka vendosur të mos jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike”, ndërsa ajo ka shkruar tekstin e këngës së Marsela Çibukajt “Thërrime dashurie” e cila dhe po pëlqehet shumë në këtë festival.