.
×

Vetëvendosje nuk e përkrah buxhetin e vitit 2019-të



Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit ku është duke u diskutuar Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 ka thënë se ky buxhet nuk i kontribuon zhvillimit ekonomik.

“Në Kosovë janë ndërruar qeveritë por nuk ka ndryshuar orientimi qeveritar, buxheti është buxhet i shpenzimit qeveritar dhe jo i zhvillimit socio-ekonomik, është buxheti i shpenzimit ekonomik e që do ta gërryej edhe fondin e privatizimit. Numrat e buxhetit janë problematik sepse korniza makroekonomike dhe makro fiskale është e gabueshme”, tha Kurti.

Tutje Kurti kritikoi këtë kryeministrin Haradinaj për mosrritje të buxhetit për ushtrinë duke thënë që ai asnjëherë nuk ka marrë para vetës përgjegjësitë që i takojnë.

“Kjo qeveri e ka bëtë shtetin gjobitës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe shërbëtorë ndaj oligarkëve. Në qeverisje dashuria e përkushtimi maten në buxhet por kjo nuk ndodhë tek qeveria aktuale, kryeministri nuk merret me dialog, as me financa kurse tani thotë që merret më ushtrinë por për këtë nuk e ka rritur buxhetin”, tha Kurti duke theksuar se VV-ja nuk do ta mbështes buxhetin për vitin 2019-të.