.
×

Vajza e Lutfi Hazirit me urim të veçantë për nënën



Kënga Haziri, vajza e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të veçantë për nënën e saj, Myrvete Bajrami Haziri.

“Në këtë botë, nuk kemi njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunëtore, e mbi të gjitha si NJERI” shkroi Kënga Haziri.

Ajo më pas e ka falënderuar atë, dhe ka shkruar se urimin e ka bërë në emër të të gjithë familjes Haziri.

“Urime ditëlindjen, të duam pa fund!

Faleminderit për çdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për ne!

Babi, Kenga Loti Mimas & Lumi” shkroi ajo.

Myrvete Bajrami Haziri, përndryshe është edhe këngëtare e njohur e skenës muzikore.