.
×

USHKSH shënon 13-të vjetorin e themelimit, shpalos sukseset dhe synimet



Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptar ka shënuar të enjten, më 6 dhjetor 2018, 13-të vjetorin e themelimit të tij, duke shpalosur sukseset dhe synimet e këtij asociacioni.

Për ta shënuar këtë përvjetor drejtues të unionit kanë mbajtur një konferencë për media dhe një orë letrare me anëtar të saj.

Sipas drejtuesve të USHKSH gjatë këtyre 13 vjetëve të themelimit të këtij organizim janë realizuar mbi 100 aktivitete letrare- kulturore në gjithëhapësirëse shqipfolës, dhe mbi 24 takime dhe konferenca shkencore letrare në disa vend.

Shkrimtari Reshat Sahitaj, kryetar i USHKSH ka thënë se unioni është anëtar i shoqatës A.I.C.L me seli në Paris, dhe se në bashkëpunim edhe me selinë qendrore të kësaj organizate është bërë i mundur prezantimi edhe i krijuesve tanë, njëkohësisht krijimeve të tyre në vende të ndryshme të botës, por edhe botimin në shqip të autorëve të huaj.

Sipas tij, qëllimi i unionit është që letërsia shqipe të njohët edhe nga publiku evropian dhe me gjerë, por edhe i atij huaj për lexuesin tonë.

Ndërsa ka përmendur edhe synime e unionit për 2019 dhe mundësit që ka union për të prezantuar letërsinë dhe autorët tanë në botën e jashtëm, por duke edhe një mbështetej financiarë shtetërore.

“USHKSH është i vetmi asociacion shqiptar i pranuar edhe nga Akademia e Çmimit Noble dhe falë kësaj në vitin 2012 arriti të nominojë zyrtarisht Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen për çmimin Nobel”, ka thënë Sahitaj, duke shtuar se letërsia jonë bartë vlera evropiane dhe më gjerë.

Ndërsa shkrimtari Lan Qyqalla ka pohuar se pavarësisht problemeve për të lëvizur jashtë vendit, krijimet e poetëve tanë janë prezent edhe në ato shtete ku atyre u mohohet pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme.

“Për shaka të vizave dhe se shumë shtete nuk e njohin Kosovës krijuesit tanë edhe pse të ftuar nuk arritën të jenë pjesë e atyre eventeve por, pavarësisht kësaj krijimet e tyre arritën të sfidojnë këto pengesa me prezencën tyre në ato shtete”, ka thënë ai.

Kurse Dan Ibrahimi ka pohuar është kritika letrare shqipe ajo që ka ngecur mbrapa, duke mos dhënë vlerësimin e duhur për krijimet që duhet të plasohen edhe është jashtë vendit, pavarësisht siç ka thënë ai bazamenti që është krijuar dekada më parë.

“Fatkeqësisht sot nuk mund të flitet shumë për kritikën pasi ajo fare pak duket të jetë e pranishme te ne, përkundër faktit të lulëzimit të saj dikur”< ka potencuar shkrimtari Ibrahimi.