.
×

UNMIK/Kosova të largohet nga e CEFTA e të ndihmohen prodhimet vendore



Kosova, e cila në organizatën e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë( CEFTA) përfaqësohet dhe cilësohet si UNMIK/Kosovë (Misioni i OKB-së në Kosovë), duhet që të largohet pa vonesë nga aty dhe më pastaj të ri-negociojë veç e veç me secilin shtet anëtarë mënyrën e saj të ri-anëtarësimit duke vendosur në rend të parë kriterin për mbrojtjen e prodhimit vendor, i cili aktualisht po dëmtohet nga importet, e më së shumti të atyre nga Serbia, kanë thënë përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës (OAK).

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, tha për dtt-net.com se pjesëmarrja e Kosovës si UNMIK/Kosovë në CEFTA, gjë që përbënë shkelje të Kushtetutës të vendit, është arsyeja e parë pse duhet dalë nga kjo organizatë.Arsyeja e dytë, sipas Krasniqit, është se marrëveshja aktuale po iu shkakton dëme prodhimeve vendore, meqë versioni i tashëm i tregtisë së lirë me vendet e tjera anëtare në CEFTA nuk ka pasur parasysh mbrojtjen e prodhimeve të Kosovës nga vërshimet e importeve nga vendet fqinje, e sidomos atyre nga Serbia.

“Kosova duhet që urgjentisht të largohet nga CEFTA, për arsye se aty nuk është e anëtarësuar si shtet e as me emër të saj kushtetues, Republika e Kosovës, por aty vendi i ynë ende përfaqësohet si UNMIK/Kosovë. Kjo përbënë shkelje të Kushtetutës së Kosovës. tetues dhe duke filluar negociatat që t’i mbrojë produktet e tona në mënyrë që ekonomia e jonë të fillojë që të frymojë më lirshëm dhe që të mund të jetë më konkurruese në tregun vendor dhe të huaj,” tha Krasniqi për dtt-net.com.

UNMIK/Kosovë është anëtarësuar në CEFTA në Korrik të vitit 2007 dhe ky emërtim qëndron ende aty edhe pse Kosova e shpalli pavarësinë në Shkurt të vitit 2008. Krasniqi thotë se mënyra e tashme e bërjes tregti me vendet fqinje, sidomos me Serbinë, po vazhdon që të dëmtojë shumë ekonominë e Kosovës.“Nënshkrimi për anëtarësim në CEFTA nga ana e Kosovës pa e mbrojtur asnjë produkt ka qenë vendimi më shkatërrues për ekonominë e Kosovës, në kohën kur Kosova sapo kishte filluar me prodhim dhe rritje të industrisë. Kosova nuk ka pasur asnjë interes që të hyjë në këtë mënyrë në CEFTA,” shtoi më tutje kreu i OAK-së.

Vendimi i javës së kaluar i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 10 për qind për mallrat e të dy shteteve të rajonit që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina (BeH), ka shkaktuar reagime kritikash nga të dy shtetet në fjalë por edhe nga Komisioni Evropian (KE) dhe nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Përderisa të njëjtit e kanë kritikuar qeverinë e Kosovës se me këtë masë ka bërë shkelje të marrëveshjes CEFTA, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërcënuar se nëse Serbia nuk ndalon punën e saj në dëm të shtetit të Kosovës, e të cilat janë të shumëfishta, që nga ato përbrenda territorit të vendit e deri kundër afirmimit të shtetit në arenën ndërkombëtare, atëherë kjo taksë mund të rritet edhe më shumë.

Sipas Krasniqit të OAK-së, Kosova duhet që të fillojë të bëjë edhe më shumë, sesa taksa 10 për qind në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore nga importet e dëmshme, sidomos nga Serbia.“Serbia në vazhdimësi është duke i shkelur marrëveshjet e sidomos me CEFTA-n në raport me Kosovën dhe e ka dëmtuar për qindra milion euro në vite Kosovën dhe prodhuesit e saj. Republika e Kosovës duhet që përfundimisht t’i mbrojë produktet e veta dhe qytetarët e saj,” tha ai.Kreu i OAK-së tha se qeveria e Kosovës duhet që të ndërtojë një strategji për të ndihmuar prodhimin vendor, gjë që tash siç tha ai tash për tash mungon.“OAK konsideron se prodhimi vendor duhet që të subvencionohet shumë më shumë, fillimisht duke u identifikuar produktet strategjike të Kosovës si në bujqësi, industri dhe turizëm. Vetëm në këtë mënyrë ne mund që ta stabilizojmë dhe ta rrisim prodhimin dhe punësimin në Kosovë,” tha ai.“Kosova fatkeqësisht nuk e ka një strategji të mirëfilltë dhe për këtë arsye dallimi në mes të importit dhje eksportit është jashtëzakonisht i madh. Mbi 90% e produkteve Kosova i importon dhe kjo është një shenjë se edhe përkundër disa përpjekjeve të qeverive të deritanishme, rezultatet lënë shumë për të dëshiruar…”, shtoi ai.

Për pjesëmarrjen e Kosovës në CEFTA dhe masat e ardhshme që do të duhej ndërmarrë në Kosovë për të ndihmuar prodhimin vendor dhe eksportin e tij, dtt-net.com ka tentuar që të marrë edhe qëndrimin e kreut të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Z. Astrit Panxha, mirëpo ai nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara me shkrim.Të dhënat e Agjensiont të Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës me vendet e CEFTA në vitin 2017 ishte 673.067 milion Euro.

E deficiti me Serbinë vitin e kaluar ishte 401.672, pasi që vendi i ynë eksportoi mallra me vlerë 48.246 milion euro e importoi 449.918 milion.Të dhënat thonë se deficiti në vitin 2016 me vendet e tjera té CEFTA ishte 608.916 milion euro.Sipas ASK-së deficiti tregtar i Kosovës me Serbinë nga viti 2005 në 2017 po rritet vazhdimisht, përderisa në vitin 2017 është rritur për 55.356 milion Euro më shumë mallra të importuara nga Serbia sesa në vitin 2016, pra nga 346.316 milion euro deficit në 2016 deficiti është rritur në 401.672 milion Euro në 2017.