.
×

U tha që Ledri “diskriminoi” reperet femra! E thumbon edhe Dafina: “Mos e poshtëroni njëri-tjetrin”



Së fundmi këngëtari i njohur Ledri Vula është përfolur shumë në media lidhur me mënyrën se si u shpreh në emisionin “NIN”, për reperet femra, shkruan Botapress.info

“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat (të bëjnë rep), diçka s’o n’rregull!”- ka deklaruar publikisht reperi dhe kaq ka mjaftuar që të gjithë t’i kundërvihen duke e cilësuar atë çka tha ai, një koment me përmbajtje diskriminuese.

Mirëpo pasi dëgjoi atë çka thuhej për të, ai vendosi dje të thyente heshtjen me një postim në Insta Story: “Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj  jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”

Pas reagimit të tij, ditën e sotme këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e ka thumbuar  në mënyrë indirekte Ledrin, duke pohuar: “Ka konkurrencë sa të duash (veçanërisht djemtë) mos e poshtnoni njoni-tjetrin sepse ne kemi nevojë për njëri-tjetrin.”

Ndërkohë të gjitha repereve femra u është drejtuar me këto fjalë: “Më vjen mirë që po ka femna repere që nuk shprehin pendesë, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena msu me ngu muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip hop/rap femna/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kena bo/dhe e bojna për qejf! Unë thjesht dua t’ju them të gjithave femrave repere shqiptare që: bëni rep. Bëni qejf!”, shkruan Botapress.info