.
×

Tuna me urimin më qesharak për burrin: Urime ditëlindja, babai më pordhac në botë



Këngëtarja Tuna Sejdiu duket se ka qenë në humor sot për të bërë një urim tepër interesant për burrin e saj, Patris Berisha Altuna Sejdiu-Tuna ka pasur një festë sot në shtëpinë e saj. Burri i saj, Patris Berisha e ka festuar ditëlindjen e tij dhe për këtë Tuna ka zgjedhur Instagramin për ta uruar atë.

Por, urimi i saj ka shkaktuar të qeshura të mëdha për ndjekësit e saj në botë. Ajo e ka uruar Patrisin në anglisht me një status tepër qesharak.

“Urime ditëlindja për por… më të madh në botë, desha të them babain…”, ka shkruar Tuna duke ia bërë tag Patrisit dhe duke postuar një zemër me shigjetën e kupidit poshtë fotografisë me fjalën “Ditëlindja e të dashurit”.

Tuna sapo ka lansuar një album, i cili ka rikthyer atë në skenë pas gati një vit pauzë ku këngëtarja kishte pushuar pas lindjes së djalit të saj, Tianit.