.
×

Tre asteroidë pritet do t’i afrohen tokës të shtunën, NASA në alarm



Tre asteroid do t’i afrohen tokës këtë të shtunë, ka paralajmëruar agjencia amerikane e hapësirës, NASA. Ata thanë se asteroidet kalojnë rregullisht pranë tokës, prandaj dhe nuk ka nevojë për panik, raporton The Sun, përcjell ORAinfo.

Madhësia e këtyre asteroideve arrijnë deri në 30 metra, që i bie se janë më shumë se dyfishi i gjatësisë së një autobusi standard të qytetit.

Në fakt, NASA ka paralajmëruar se gjatë muajit nëntor do të jenë 10 objekte që do t’i afrohen tokës, teksa ata orbitojnë Diellin. Gjithashtu ata shpjeguan se asteroidi më i afërt do të vijë 0.00255 njësi astronomike apo rreth 209.000 milje larg.

Por ajo që është emocionuese, është fakti se të tre do të kalojnë afër tokës të shtunën midis orës 14:00 dhe 19:00.

Asteroidi i parë që bën kalimin e tij quhet 2018 VS1, duke kaluar afër tokës në orën 14:03 të shtunën më 10 nëntor, besohet se asteroidi do të arrij deri në 28 metra dhe do të fluturoi afër një distance prej 865.419 miljesh gjë që është mjaft afër në terma astronomike, përcjell ORAinfo.

Ky asteroid është më i shpejti, duke lëvizur në 10.61 km në sekondë, në krahasim me shpejtësinë e tokës, kurse fluturimi tjetër do të zhvillohet vetëm 16 minuta më vonë, i cili do të jetë pak më i gjerë në 30 metra diametër.

Ndërsa, asteroidi i tretë pritët që të udhëtoj me tokën në një shpejtësi pak më të ngadaltë prej 9.28 kilometër në sekondë, por që do të jetë në një distancë më të largët nga toka prej 3.15 milionë kilometra.