.
×

Tottenham rivalizon Man Utd për Boateng



Jerome Boateng është bërë shënjestër e skuadrave të Premierligës. Së fundmi, sipas “Goal”, në garë për shërbimet e qendër mbrojtësit, është future edhe skuadra e Tottenham, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga Londra po e sheh reprezentuesin gjerman si zëvendësuesin ideal për Alderweireld. Boateng ka kaluar kohë në Premierligë edhe më parë, me skuadrën e Manchester City.

Në rast se ai arrin akord me Tottenham, apo qoftë edhe me United, ky do të përkthehej si rikthim i tij në futbollin anglez.