.
×

Thaçi tregon arsyet pse refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit



Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka treguar arsyet se përse ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit.Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, thotë se mospjesëmarrja e tij bazohet në disa argumente.

I pari i vendit si arsye të parë ka përmendur se në Samitin e Parë, Kosova ishte anashkaluar qëllimshëm nga Serbia, si dhe këtë takim e cilëson si të pakuptimtë pasiqë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin Kosovën.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar“, ka thënë ndër të tjera ai.

Thaçi më tej ka thënë se vetëm atëherë kur pengesat aktuale tejkalohen përmes dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke, do të bëhen pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta.

Shkrimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta. HTH