.
×

Tha se ka me ia nxi jetën Albin Kurtit, por a mori vota Bekë Berisha për një ulëse në Kuvend



Tha se ka me ia nxi jetën Albin Kurtit, por a mori vota Bekë Berisha për një ulëse në Kuvend. Anëtari i AAK’së, Bekë Berisha ka thënë se nuk se nuk është e lehtë të mbahet pozita e kryeministrit, dhe për çdo gabim të Albin Kurtit do të jetë i zëshëm, madje është shprehur se ‘do t’ia nxijë jetën’. Mirëpo Berisha ka është njëri nga më të votuarit e partisë së tij me 13 mijë vota.

Berisha ka marr 13 mijë vota nga qytatarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, me koalicionin AAK-PSD.  Ai pavarësisht se është një nga më të votuarit e AAK’së së Ramush Haradinajt, ka thënë se i ka mbetur nga populli, që nuk iu dha vota aq sa për ta marrë pushtetin edhe lideri i tij Ramushi.

“Konsideroj që gabimi jonë ishte modestia, andaj ne nuk i mbërritëm objektivat tona e nuk na u dha haku nga qytetari i Kosovës për punët që i kemi bërë. Ne nuk u hatruam se popullin e duam më shumë se pushtetin”, ka shkruar në Facebook Berisha.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Rezultati po tregon se më duhet të ju falënderoj rreth 13 mijë herë.

Duke i kuptuar të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët e Kosovës, fushata jonë ishte derë më derë e sy më sy. Konsideroj që gabimi jonë ishte modestia, andaj ne nuk i mbërritëm objektivat tona e nuk na u dha haku nga qytetari i Kosovës për punët që i kemi bërë.

Ne nuk u hatruam se popullin e duam më shumë se pushtetin. E nuk ka ndodhur më herët në historinë e Kosovës që ta gjuajnë karrigen për ta mbrojtur shtetin vetëm që të kemi shtet me dinjitet.

Ne tani, në opozitë do të monitorojm me kujdes çdo punë, çdo nënshkrim, çdo gabim e kur të grumbullohen punët dhe vendi të humb rrugën prapë, NE prapë do të kthehemi me vrull dhe Shqiptarçe për 100% shtet.

Kujtojmë, që gjatë një iterviste për rezulatet e zgjedhjeve Berisha tha se se edhe nëse partia e tij nuk e ndjek ai do të përkujdeset që tia përmend secilin veprim per t’ia kujtuar se nuk është e lehtë të mbahet pozita e kryeministrit, duke e thumbuar Kurtin, i cili i fitoi këto zgjedhje.

“Roli jonë do të jetë konstruktiv, nuk do të jemi si Vetëvendosje. Edhe kur është mirë edhe kur është keq me kundërshtu. Për gabime nuk kemi me ja nda hiq, edhe nëse nuk bën partia jemë une kam mu përkujdes me ja nxi jetën në Qeveri. Me ii nejt gati që kur të jetë tu hangar mish, me i thanë që osht tu hangar mish. Edhe me i thanë nëse është tu pi vene 15 euro me i thanë është ma shtrejtë. Kam me ja nxi jetën. 20 vjet u shku zhag vec për pushtet, se ka ba kurgjo, vec për pushtet”, kishte thënë Bekë Berisha.