.
×

Tetë vetura të përfshira dhe shtatë persona të lënduar – Detaje nga ndeshja në Fushë-Kosovë



Botapress, 9 Nentor-Një aksident i rëndë në Fushë Kosovë, rreth orës 17:25.Në këtë aksident janë përfshirë tetë vetura, ku si pasojë e përplasjes së rëndë në mes tyre, shtatë persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, në një bisedë për Gazeta Blic, ka konfirmuar numrin e veturave të përfshira dhe personave të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka thënë Krasniqi.