.
×

Televizioni shtetëror serb: 3 avionë të vegjël me ushtarë të UÇK-së kanë fluturuar sonte për Holandë



Tre avionë nga Prishtina kanë fluturuar sonte në drejtim të Holandës me ish-ushtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët do të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Kështu raporton televizioni shtetëror, RTS, duke u thirrur në burimet e saja. Sipas mediumit publik të Beogradit, të gjithë personat që gjendeshin në avion do të jenë të akuzuar nga Specialja. Ndërsa, zyrtarisht është njoftuar se nga data 14 janar, disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dëshmojnë para prokurorisë speciale në Hagë.

Vlen të theksohet se Gjykata do të punojë me ligjet e Kosovës, kurse prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë ndërkombëtarë.

Krijimi i kësaj gjykata është bërë apostafat për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.