.
×

Të shtëna me armë në Vlorë, dyshohet për 8 të vrarë



Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në një fshat të Vlorës, ku dyshohet të jenë vrarë disa persona si pasojë e të shtënave me armë.

Lajmi konfirmohet nga kryeplaku i fshatit Resulaj, por detajet janë ende të pakonfirmuara, transmeton tch.

Kjo ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku një 24-vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 persona, nga dy familje të fisit Zykaj.

Nga raportimet paraprake, dyshohet për 8 persona të vrarë, nga 24-vjeçari Ridvan Zylaj, që thuhet të ketë pasur probleme mendore. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detaje të mëtejshme, ndërsa forcat e FNSH-së dhe RENEA-s janë vënë në ndjekje të autorit.