.
×

Të jesh striptiste në Shqipëri, rrëfehet 22-vjeçarja nga Tirana: Fitoj deri në 4000 euro



Në programin “Exclusive”, në Top Channel, 22 vjeçarja nga Tirana, rrëfeu si është të punosh si striptiste në Tiranë, një punë që e bën prej 3 vitesh! Ndër të tjera, pyetjes së gazetares Olsa Muhameti, se cila është shifra më e lartë që ka fituar si striptiste, Sara u shpreh se në një mbrëmje nga bakshishet ka fituar deri në 400 euro, ndërkohë në muaj vlera ka shkuar deri në 4000 euro. Ajo u shpreh se me paratë e fituara, dëshiron t’i investoj në një biznes shërbimi. Familja e saj e ka ditur, qe prej fillimit punën e saj! Sara shpjegon se puna si striptise nuk është e jashtëzakonshme, nëse ruan etikën dhe profesionalizmin, per të mos rënë pre e kërkesave të klientëve, të cilët i ngatërrojnë ato vajza me punëtore seksi. “Në fakt me baletin apo kërcimin i kam lidhjet shumë të hershme, që e vogël kam qenë pjesë e kurseve të baletit, ku dhe kam performuar në aktivitete të ndryshme artistike ne vendin tim të lindjes apo dhe në qytete të tjera. Por gjithsesi, nuk është kjo arsyeja qe ndodhem në këtë punë. Duke qenë se kisha disa eksperienca si kameriere, po kërkoja diçka të tillë, por vendosa të provoj si kamariere e jetës së natës duke ditur që ka më shumë bakshishe. Në fillim kisha atë ndrojtjen se ku po punoj, por dhe për faktin që jam natyrë pa shumë komplekse e kalova lehtë këtë moment. Gjatë punës si kamariere shikoja në tërësi sesi funksionojnë gjerat, se çfarë ndodh brenda një “Night Clubi”. Dhe shikoja qe nuk ndodhte asgjë e keqe, përveçse vajza të bukura shoqëronin klientët në tavolina ndërsa ata pinin një pije. Edhe gjate kohës që isha kamariere, shumë klientë kërkonin që të isha unë ajo që do i shoqëroja në tavolina, nga këtu me lindi ideja përse te mos e provoja edhe unë të isha si një nga vajzat që e bënin këtë gjë çdo natë”. “Më kishin folur vajzat e tjera apo edhe menaxheri, që nuk ka asgjë të fshehtë që ndodh përveç atyre që ne shihnim, por prapë kisha një farë stepje, po sikur kështu, po sikur ashtu, por koha kaloi shpejt dhe nuk vura re asgjë nga “Po sikurat që mendoja”. Kur hipa për herë të parë në stage, po dridhesha e tëra. Sado që ne femrave na pëlqen të tërheqim vëmendje, nuk ishte aq e thjeshtë ku gjithë sytë të jene mbi ty, ndërsa t’i rrotullohesh rreth një tubi për të ofruar lëvizje sa më sensuale te mundshme. Mezi po prisja të mbaroja dhe të ulesha tek ai vendi im ku qëndroja gjatë natës”.