.
×

Takohen liderët e Bllokut LAN nuk dihet a po mer pjesë Albin Kurti!



Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma, posa kanë filluar në takim në Kuvendin e Kosovës. Ky takim po mbahet pas vendimin për shtyrjen e seancës konstituive nga kryesuesja Flora Brovina, përfaqësuesit të PDK-së dhe përfaqësuesve të subjekteve minoritare.

Në këtë takim deri tash nuk dihet a është duke marr pjesë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndryshe, seanca konstituive, e cila ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të enjten e ardhshme. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Listës serbe, me arsyetimin se i duhet sqarime shtesë lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes në mes LAN dhe VV./Kosovapress/