.
×

Takimet private të zyrtarëve të akuzuar me krerët e sistemit të drejtësisë



Krerët e sistemit të drejtësisë hapur zhvillojnë takime private me zyrtarë publikë, që akuzohen nga Prokuroria e Shtetit për vepra të ndryshme penale, shkruan sot Koha Ditore.

Të enjten kanë drekuar bashkë kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku me deputetin e PDK-së, Zenun Pajaziti.

Pajaziti është pjesë e aktakuzës në rastin “Pronto”. Ata janë parë se bashku në një tavolinë gjatë kohës së drekës, në një restorant në Prishtinë.

Afërsinë me njerëz të akuzuar e ka dëshmuar edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai javë më parë e pati pranuar publikisht se kishte biseduar në telefon me të akuzuarin tjetër të rastit “Pronto”, Besim Beqaj./BP/