.
×

Tag Archives: Gjykata

Gjykata Themelore e Pejës shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Pejës  pas pranimit të fajësisë në tërësi nga ana e të  akuzuarit K.S. nga Peja ka shpall aktgjykim dënues me dënim burgu në kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh,  për veprën penale vrasjes në tentativ nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.  Të akuzuarit koha e kaluar në paraburgim nga data 06.07.2017 e gjerë me datë 11.09.2017 do ti  llogaritet në dënimin e shqiptuar.  “I akuzuari është shpall fajtor sepse me dt. 26.06.2017 rreth orës 22:32 min në Pejë, më dashje ka  tentuar ta privoje nga jeta viktimën D.M. I pandehuri në natën kritike me viktimën  fillon një fjalosje  rreth vëllait të të pandehurit D. ashtu që gjatë fjalosjes i pandehuri nxjerr nga xhepi i tij një thike dhe  me të njëjtën e godet viktimën duke i shkaktuar lëndime serioze të cilat në momentin e shkaktimit  kanë qenë të rrezikshme për jetën e viktimës”.    Palët kundër këtij Aktgjykimi kanë të drejtën e ankese në Gjykatën e Apelit.