.
×

Sveçla thotë se për rastin e “gylenistëve” do të intervistohen Thaçi, Haradinaj e Veseli



Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili është edhe kryetar i Komisionit Hetimor për rastin e turqve të dëbuar, ka thënë se ka filluar intervistimi i 22 dëshmitarëve të ndërlidhur me ngjarjen.Sveçla,  në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë është intervistuar personi i parë që mund të ketë informacione për këto ngjarje.“Sot është intervistuar krye shefja e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe e njëjta do të intervistohet edhe ditën e hënë”.

Kryetar i Komisionit Hetimor ka thënë se është përpiluar lista prej 22 dëshmitarëve dhe shpreson se intervistimi do të shpejtohet më shumë në të ardhmen.“Është përpiluar lista prej 22 dëshmitarëve, akter institucional apo pjesëtar të ngjarjes. Procesi i intervistimit nuk po shkon lehtë për shkak të agjendave të ngjeshura si të anëtarëve të komisionit po ashtu edhe akterëve tjerë”, tha ai, përcjell Telegrafi.Sveçla ka thënë se në këtë listë janë krerët kryesorë të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë edhe presidentin e kryeministrin.

“Nëse shkojmë në një radhitje për nga rëndësia ata janë: Presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm, ministri i Jashtëm, ministri i Infrastrukturës, drejtori i Policisë, drejtori i AKI-së e kështu me radhë”, ka thënë më tej deputeti Xhelal Sveçla.Deputeti ka thënë se nëse dikush nuk vjen për të dëshmuar, do të sillet me forcë.Ai ka thënë se disa institucione nuk i kanë dorëzuar materialet që janë kërkuar nga komisioni parlamentar.“Policia nuk e di pse nuk i ka dorëzuar të gjitha materialet e kërkuara…kam dyshime se jo të gjithëve po u pëlqen puna e këtij komisioni”, tha më tej Xhelal Sveçla./bp/