.
×

Supermodelja përlotet duke ecur në pistë



Ky ishte eventi i fundit i Victoria’s Secret për Adriana Limën. Për 20 vjet me radhë, ajo ka qenë engjëlli kryesor i kompanisë së njohur të veshjeve të brendshme. E këtë vit Adriana Lima ka vënë krahët e Victoria’s Secret për herë të fundit, përcjell Botapress.

Modelja braziliane nuk do të jetë më pjesë e tyre, ndërsa teksa ka parakaluar në pistë i kanë dalë edhe lotët.

Pas spektaklit, Adriana ka postuar një video të përvojës ës saj si engjëll i VS, ndërsa ka falënderuar shtëpinë e madhe dhe fansat që e kanë përkrahur këto 20 vite.