.
×

Studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit



Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik, Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Arteve, Këshilli i Studentëve i Fakultetit të Shkencave Sportive, Opinioni i Pavaraur Studentor dhe Organizata Studentore Reforma, do të protestojnë nesër se bashku me Shoqatat e dala nga Lufta kundër rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu. Përmes një njoftimi për media, ata kanë thënë se do të kërkojnë dorëheqjen e rektorit Zejnullahu.

“Ne studentët e Universitetit të Prishtinës, prej fillimit të procesit të zgjedhjes së rektorit, kemi kundërshtuar procedurat që në fillim nuk janë respektuar nga ana e komisionit zgjedhor, kemi kundërshtuar “zgjedhjen” e rektorit të tanishëm, i cili edhe pse nuk mori votat e mjaftueshme konform statutit të UP-së , votimit nga baxhanaku i tij dhe ndikimeve politike arriti ta rrëmbej apo uzurpoj këtë post”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ata paknaqësitë i kanë shprehur në forma të ndryshme, duke filluar prej aktiviteteve simbolike e deri tek protestat.

Se aktivitetet dhe protestat tona ishin të drejta dhe të sakta dëshmojnë edhe vendimet të cilat ky Rektor i mori në dëm të studentëve duke mos respektuar as rregulloren dhe as statutin e UP-së.

Si përfaqësues të studentëve e kemi obligim që kërkesat e studentëve t’i adresojmë në vendin e duhur ,por si pasojë e mos respektimit të studentëve nga rektori dhe stafi i tij, atëherë ne studentët jemi të detyruar që kërkesat tona t’i kërkojmë përmes protestave duke kërkuar edhe dorëheqjen e rektorit.

Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Universitetit të Prishtinës që nesër me datë: 04 Dhjetor 2014 prej orës 12:00, t’i bashkangjitemi demonstratës së organizuar nga Shoqatat e Dalura nga Lufta., me të vetmën kërkesë: DORËHEQJEN e “rektorit” Ramadan Zejnullahu!, thuhet në fund të njoftimit.