.
×

Studentët e Arkitekturës shfrytëzojnë natyrën e Prishtinës për të vizatuar



Studentët e Universitetit të Prishtinës të drejtimit Arkitekturë në lendën vizatim i lire kanë dalë në ambientet e Universitetit duke marrë në shënjestër artistike kishën ortodokse. Gjethet e Vjeshës  japin një pamje të mrekullueshme natyrës në këtë stinë të vitit. Nga e gjelbra tek ngjyrat e shdëritshme, e kuqe, portokalli, e verdhë, shikon hapësira të tëra pyjore të veshura me këto ngjyra.  Ky fenomen është bërë frymëzim për të vizatuar e pikturuar, transmeton Botapress.info 

Me ftohjen e kohës dhe me shkurtimin e ditës, gjethet e panjës, mështeknës, ahut, lisit dhe drurëve të tjerë me gjethe të gjera që janë të panumërt këtu, nuk nxjerrin më kokrra. Pakësimi i dritës dhe ngrohtësisë bën që klorofili i gjelbër të dekompozohet, duke ia lënë vendin ngjyrave të ndezura që ishin mbuluar nga e gjelbërta gjithë vitin dhe për t’i shtuar një hijeshi natyës, transmeton Botapress.info

Kjo periudhë e shkurtër e vjeshtës frymëzoi Profesoreshën Arta Berisha-Jakupi për vizatim në natyrë,  Profesoresha në fjalë ka vendosur që studentët e vitit të parë si detyrë ta kenë vizatimin në natyrë, studentet janë ata që kanë dalur dhe janë ulur në tokë nën gjethet që kanë mbuluar token para fakultetit të artit dhe përball Kishës Ortodokse që është e ndertuar në oborrin e fakulteteve,  gjethet e stinës së Vjeshtës që kanë ra në tokë , po ja shton bukurin kësaj natyre dhe studentët janë ata të cilet po i japin jetë e gjallëri kësaj natyre, disa duke vizatuar dhe disa të tjerë që kanë vendosur të ulen aty për të bërë foto dhe për të dëgjuar ritmin e qetë të natyrës dhe pamjeve të veçanta të pejsazhit vjeshtor, transmeton Botapress.info

Në  Gjethet e vjeshtës nuk ka vetëm shkëlqimin e ngjyrave të ndezura, por edhe melankolinë e tyre të padiskutueshme,e këtë stinë studentët e vitit të pare po e shijojnë duke qëndruar në natyr dhe duke vizatuar, transmeton Botapress.info