.
×

Si e rrëzoi CIA Millosheviçin?



Amerika, Britania dhe Gjermania kanë paguar mbi 60 milionë dollarë për ta rrëzuar Millosheviçin nga pushteti.

Amerika së bashku me aleatët e saj perëndimorë kanë paguar gjithsej 60 milionë dollarë për ta rrëzuar nga pushteti diktatorin Slobodan Millosheviç.

Për ta rrëzuar Millosheviçin, janë angazhuar edhe agjentë të CIA-s, të SAS-it (Special Air Service) dhe shumë agjentë të tjerë zbulimi.

Rrëzimi i Millosheviçit ka qenë një proces që ka qenë planifikuar më së miri nga perëndimi, madje për ta rrëzuar atë ka qenë në plan që edhe të vritesh.

Sipas gazetarit investigativ të Sky Neës, Tim Marshall Amerika ka derdhur gjithsej mbi 25 milionë dollarë vetëm në Serbi, për persona që punonin kundër Millosheviçit.

Marshall madje ka shkuar një libër, të titulluar “Loja e hijeve – 5 tetori, ndryshimi i pushtetit në Serbi”, ku thotë se për rrëzimin e Millosheviçit nga pushteti, opozitës serbe i janë dhënë nga Amerika, Britania dhe Gjermania 60 milionë dollarë.