.
×

Shtatzëna që humbi foshnjën në ndeshjen në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë



Në trotuarin e një rruge në “Kolovicë” një ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë.

Një kamionetë, nga pakujdesia, goditi një këmbësore. E 22 vjeçarja ishte shtatzënë dhe në momentin e aksidentit ishte duke ecur në trotuar.

Reagimi për t`i dalë në ndihmë ishte i shpejtë.Ajo menjëherë u dërgua në Qendrën Emergjente për trajtim mjekësor. Përkundër intervenimit të mjekëve, foshnja nuk mbijetoi. Kjo u bë e ditur gjatë së shtunës edhe nga Policia e Kosovës.

E kjo situatë ka mërzitur jashtë mase familjarët e viktimës. Ata i kanë thënë televizionit T7 se e kanë përjetuar rëndë humbjen e foshnjës dhe se as gjendja e vajzës nuk është e mirë. Viktima ka pasur hemorragji te brendshme, disa thyerje ne trup, dhe i është nënshtruar dy intervenimeve deri me tani.

Ajo aktualisht gjendet nën kujdes intensiv.