.
×

Shqiptarja 26 vjeçe mbytet në bregdetin italian, shpëton mrekullisht e bija e saj



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Metaponto, Itali, ku një nënë shqiptare ka ndërruar jetë teksa gjendej në det me vajzën e saj 6-vjeçare, informon Top Channel.

E mitura është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 26-vjeçarja nuk mundi dot të shpëtonte.Sipas mediave italiane, ndonëse rojet e plazhit u përpoqën t’i shkonin menjëherë në ndihmë, ndërhyrja rezultoi pa sukses

Vajza u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që po kryhet autopsia e trupit të së ndjerës për të mësuar më shumë rreth shkaqeve të vdekjes.