.
×

Shaqiri transferohet ne La Liga në janar



Xherdan Shaqiri pritet të transferohet te Atletico Madridi gjatë janarit.

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, mund të luajë në La Liga pas afatit kalimtar të janarit.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, krerët e Atleticos po shikojnë mundësinë që ta zëvendësojnë Alessio Cercin i cili pritet të largohet në drejtim të Interit.

E, Shaqiri shihet si zëvendësuesi ideal për italianin, i cili nuk ka treguar shumë te skuadra në Vicente Calderon.

Ndryshe, për Shaqirin interesim ka treguar edhe Juventusi, Arsenali e Liverpooli.