.
×

Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës



Autoritetet e Serbisë, po vazhdojnë të shkelin të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Tash e sa kohë autoritetet serbe janë duke i larguar shqiptarët e Luginës së Preshevës nga lista e votuesve dhe duke i çregjistruar ata.Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në një intervistë dhënë për lajmi.net.

Kamberi në këtë intervistë ka treguar se kjo më së shumti është duke u vënë re në Medvegjë dhe se një praktikë e tillë në masë të madhe është duke u zbatuar vetëm për shqiptarët nga autoritetet serbe.Sipas tij, në lidhje me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve janë ankuar në institucionet serbe dhe ato ndërkombëtare.