.
×

Serbët që po e duan ushtrinë e Kosovës, FSK flet për kandidatët e ri



Botapress 14 Nentor- Me fillimin e transformimit të FSK’së në ushtri, është rritur edhe numri i të rinjve serbë që duan të jenë pjesë e saj. Deri tash, serbët po largoheshin me të madhe nga FSK’ja për shkak të presionit e kërcënimeve nga Beogradi. E, çka po i josh ata që të bëhen pjesë e ushtrisë së ardhshme të Kosovës, nga Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u larguan pas presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.

Rasti i fundit, i cili ishte vlerësuar nga policia si rrezik i përgjithshëm, ndodhi muaj më parë në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, kur pjesëtarëve serbë të FSK’së iu sulmuan shtëpitë e tyre. Për këto raste kanë reaguar ashpër edhe Ambasada amerikane në Kosovë dhe Zyra e BE’së, duke i dënuar këto akte.

Pas kësaj ngjarjeje dhe pas mesazheve direkte nga Beogradi zyrtarë, qytetarët serbë po refuzonin të ishin pjesë e Forcës së Sigurisë.

Megjithatë, tash gjendja nuk është e njëjtë. Pas kalimit të tri projektligjeve të FSK’së në lexim të parë në Kuvend, u shtua numri i serbëve të interesuar për të qenë pjesë e ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Tashmë është ndarë edhe buxheti për Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Në një përgjigje Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në MFSK, ka thënë se buxheti për vitin 2019 është 58,688,060.00 euro.

Kryetari i Komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të Forcave të Sigurisë së Kosovës të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, pati thënë se pavarësisht presionit të Beogradit që edhe ushtarët e tanishëm ta lënë FSK’në, ka pasur numër të madh të kërkesave për t’u bërë pjesë e saj.

E në përgjigjen e MFSK’së për Express thuhet se shifrat konkrete nuk mund të dalin, pasi tash është shumë herët që të flitet për numra, dhe gjithashtu, publikimi i tyre dëmton procesin e ardhshëm të rekrutimit kur do që ndodhë ai.

“Në momentin e parë kurë do të hapet konkursi i përgjithshëm për regrutim të pjesëtarëve të rinj të FSK-së, ata të rijnë që dëshirojnë të jenë pjesë e FSK-së do të mund të aplikojnë”, tregon Ministria.

Beogradi, që një kohë të gjatë nuk dëshiron të shohë pjesëtarë serbë që bëhen pjesë e FSK’së. Reagime ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj pjesëtarëve serbë, ka pasur edhe nga ana e përfaqësuesve të Bashkimit Europian në Kosovë si dhe nga ambasada amerikane.