.
×

Samsung prezanton Smartphone-in që mund të “paloset”



Në një event special, drejtuesit e Samsung kanë prezantuar SmartPhone-in që mendohet se do të mposhtë iPhone. Edhe pse në versionin e prototipit, ai ka një ekran i cili mund të paloset dhe mund të përdoret si Tablet ose SmartPhone. Gjatë eventit është shfaqur aftësia e tij për të ekzekutuar 3 programe në të njëjtën kohë, por dhe funksionimi si një SmartPhone.

Teknologjia e cila ka disa vite që po zhvillohet nga inxhinierët e Samsung, quhet Flex Display dhe është në fazën përfundimtare. Prezantimi gjatë eventit është bërë me qëllimin për të ftuar zhvilluesit e programeve për platformën Android, të optimizojnë programet ekzistuese dhe sigurisht për ti dhënë një mesazh konkurrencës për të ardhmen që Samsung parashikon.

Justin Denison, i cili prezantoi produktin, është i bindur se e ardhmja e SmartPhone janë ekranet që palosen dhe Samsung do të jetë kompania lider dhe ajo që hap një botë të re në teknologji. Sipas tij përdoruesi do të marrë kënaqësinë e një Tableti dhe një SmartPhone, nga një produkt i vetëm dhe kjo do të jetë fuqia e ekraneve që përkulen ose palosen.

Sipas ekspertëve, kjo teknologji mund të sjellë një mënyrë të re por nga ana tjetër është dhe një sfidë e cila mund të fitohet vetëm nëse përdoruesit e mirëpresin një SmartPhone i cili shëndrrohet në Tablet. Ju si mendoni? A është kjo e ardhmja e SmartPhone-ëve?