.
×

Rrustem Berisha e largon sekretarin e përgjithshëm, Shkelzen Syla



Botapress 11 Qershor – Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ka marrë vendim për transferimin e sekretarit të përgjithshëm të FSK-së Shkelzen Syla, në një pozitë tjetër brenda këtij dikasteri.Ky vendim është miratuar edhe në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Në vend të Sylajt, i cili tash e tutje do të ushtrojë funksionin e drejtorit të spitalit në Ministri të Mbrotjes, është transferuar Fatos Qerimaj sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

“Gazeta Blic” ka bërë përpjekje që të marrë një qëndrim nga minsitri Berisha, lidhur me këtë vendim por ai nuk i është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Në anën tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Ibrahim Shala, është shprehur i painformuar me vendimin.“Nuk kam informacione zyrtare lidhur me këtë vendim”, tha shkurtimisht ai.

Ndryshe, Syla ka ushtruar funksionin e sekretari në këtë ministri për rreth 10 vite.