.
×

Rrezikohen pjesëmarrësit në trafik në Drenicë, ja si barten tubat e betonit



Bartja e tubave të betonit, të cilët janë goxha të rëndë në peshë, duket se nuk ka qenë problem për një shofer në rajonin e Drenicës,shkruan Botapress.info

Në imazhe të dërguar nga lexuesit në redaksinë e Indeksonline, shohim që një kamion i cili po barte tuba betoni që nuk ishin të siguruar për të mos lëvizuar apo përfunduar jashtë kamionit.

Sipas dëshmitarëve, pjesëmarrësit tjerë në komunikacion e kishin sinjalizuar për rrezikun që po u kanosë të tjerëve, ndonëse shoferi kishte vazhduar rrugën,shkruan Botapress.info