.
×

Rrena turke: Pavarësia e Shqipërisë u shpall me aprovim nga Perandoria Osmane



Në disa portale shqiptare është botuar një rrenë e prodhuar në kuzhinat turke kinse “Pavarësia e Shqipërisë u shpall me aprovim nga Perandoria Osmane”, çka nuk është aspak e vërtetë dhe gjithëçka është një rrenë e sajuar për të përmisuar imazhin e keq të Turqisë, tek shqiptarët.

Në vitin 1912 Perandoria Osmane e kishte hallin e vet ekzestiencial sepse ishte rrethuar nga sllavët dhe grekët të mbështetur nga Rusia, dhe ajo në këtë kohë nuk e qante kokën për Shqipërinë. Në vitin 1912 ishte në pyejte Stambolli dhe jo Shqipëria, dhe ishte ndërhyrja e fuqive Perëndimore që ndaluan hovin e sllavëve për ndryshe nuk do të ekzistonte sot Turqia.

Ky është lajmi që është botuar në disa media shqiptare:

Gazeta turke pro-qeveritare, “Milliyet” ka publikuar një dokument ku thuhet se Perandoria Osmane ka dhënë dritën jeshile për pavarësinë e Shqipërisë. Dokumenti është siguruar nga Dr. Mehmet Tutuncu, që ka hetuar arkivat osmane. Ai thotë se vendimi për pavarësinë e Shqipërisë është miratuar nga Perandoria.

Në dokument thuhet se Këshilli otoman i Ministrave miratoi një rezolutë për të mos penguar pavarësinë e Shqipërisë. Në dokument thuhet se guvernatori i Tripolit, Ismail Qemal Bej, lejohet të kthehet në Shqipëri për të mbledhur një kongres që do shpallë shtetin e pavarur.

Po ashtu theksohet se kërkesa e komandant Esat Pashës për ndalimin e këtij kongresi duhet të refuzohet. Studiuesi që ka publikuar dokumentin thekson se ndryshe nga sa pretendohet, Ismail Qemal Bej erdhi në Shqipëri me dijeninë e qeverisë otomane dhe veproi me dijeninë e saj.